Kam lindur me 17 shtator 1984,ne Tirane. Qe ne femijeri me eshte injektuar pasioni per muziken dhe boten e artit, duke rrjedhur nga nje familje me tradita te medha muzikore.
Ne moshen 3 vjec,kam filluar te marr leksionet e para per violine, e me kalimin e viteve per piano e kitare. Por kenaqesia ime me a madhe ishte te vizitoja laboratorin e babait tim, Rami, restaurator akordator dhe teknik i te gjitha veglave muzikore.
Ne mes te gjithe atyre lloje instrumentash, vemendjen time e terhiqnin gjithmone violinat, isha shume kurioz te shihja se si ishin ndertuar, dhe u mahnisja gjithmone kur im at i restauronte. Punimet e para kane qene rreth moshes 10 vjec kur u mundoja te modeloja “ff”-et e violines.
Me mbarimin e shkolles se mesme ne gjimnazin “Qemal Stafa”, enderra ime per te mesuar artin e bukur te ndertimit te instrumentave me harqe u be realitet.
Ne vitin 2003 transferohem ne Cremona per te ndjekur studimet ne shkollen e liuterise I.P.I.A.L.L “ANTONIO STRADIVARI” ku ne fillim kam studiuar me M°Vanna ZAMBELLI e me pas me M°Daniele SCOLARI,ndersa restaurimin e instrumentave me M°Claudio AMIGHETTI. Gjate viteve te shkolles kam pasur dhe si mesues te jashtem M°DACQUATI, M°BARCELLARI,M°MATVIYCHUK dhe M°TADIOLI.
Diplomohem ne vitin 2007 per te ndjekur me pas specializimin tek laboratori i mjeshtrit EDGAR E.RUSS. Eksperienca ne kete laborator me beri qe te perfeksionoj artin e Liuterise ne nje nivel mjaft te larte duke i kushtuar vemendje te madhe cilesive akustike.
Puna me mjeshtrin EDGAR E.RUSS do te linte mbresa te jashtezakonshe dhe do te ndikonte me tutje ne menyren e konstruksionit te instrumentave te mi personal.
Ne vitin 2009 vendos te kthehem ne Shqiperi dhe prej vitit 2010 kam hapur laboratorin tim ne Tirane ku ndertoj violina,viola,cello dhe merrem me restaurime.